Real Madrid mposht Rayo Vallecanon
Uran Krasniqi / RTKLive
Real Madrid ka fituar nga Rayo Vallecano duker rritur shpresën për të përfunduar në vendin e dytë në La Liga.
Rezultati i ndeshjes së zhvilluar në "Santiago Bernabeu" ka qenë i ngushtë: 2-1.
Benzema (31') dhe Rodrygo (89') kanë realizuar për "mbretërit", ndërsa Tomas (84') për mysafirët.
Pas kësaj ndeshje Real Madrid gjendet në pozitën e dytë me shtatëdhjetë e katër pikë, ndërsa Rayo Vallecano në pozitën e njëmbëdhjetë me dyzet e gjashtë pikë.
Para fillimit të ndeshjes, tifozët janë solidarizuar me futbollistin brazilain të Real Madridit, Vinicius Jr, i cili ditëve të fundit ka qenë në thumb të ofendimeve raciste. Në njërin skaj të stadiumit tifozët mbanin një pankartë ku shkruhej: "Ne jemi të gjithë Vinicius. Mjaft tashmë." Gjatë ndeshjes, Vinicius mori një duartrokitje në minutën e njëzet.
Real Madrid do të përballet të shtunën me finalistin e Europa Leagues, Sevillan, ndërsa Rayo Vallecanos pret Villarrealin.























