Inter është fitues i Kupës së Italisë
BKT
Sport

Inter është fitues i Kupës së Italisë

Uran Krasniqi / RTKLive

Lautaro Martinez është heroi i sontëm i Interit pasi dy golat e tij bënë që skuadra nga Milano ta fitojë Kupën e Italisë pas një trimfi me rezultat 2-1 kundër Fiorentinas.

Fiorentina e ka nisur mirë, kur Gonzalez ka shënuar qysh në minutën e tretë. Por rezultati është përmbysur brenda pjesës së parë. Martinez ka dalë në skenë në minutat 29' dhe 37'. 

Pjesa e dytë nuk ka pasur gola. Kapiteni i Interit, Samir Handanovic ka bërë një sërë pritjesh vendimtare, duke mohuar gola të sigurt dhe duke ruajtur avantazhin e edhe fitoren e skuadrës. 

Inter deri më tash ka fituar nëntë herë Kupën e Italisë. 

Të dy skuadrat e kanë edhe nga një finale evropiane: Inter ndeshet me Manchester Cityn në Champions League e Fiorentina me West Hamin në Conference League.