09:59 / 25.05.2023
Zgjedhjet vendore, Audrey Glover takohet sot me kryeministrin Rama
rtsh.al
Pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të 14 majit, të cilat rezultuan në fitoren e 53 bashkive nga kandidatët e Partisë Socialiste dhe 7 nga “Bashkë Fitojmë”, monitoruesja e OSBE/ODIHR, Audrey Glover, do të takohet këtë të enjte (25 maj) me kryeministrin Edi Rama.
Takimi do të mbahet në selinë rozë, dhe sipas informacioneve, bëhet me dije se në fokus të bisedimeve do jenë konstatimet e ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve lokale.