Gashi: Kosovës po i bëhet shumë presion rreth procesit të dialogut
BKT
Foto/ RTK
Lajme

Gashi: Kosovës po i bëhet shumë presion rreth procesit të dialogut

A.B/ RTKlive

Këtë vit është intensifikuar presioni mbi Kosovën dhe Serbinë që të ketë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme mes dy vendeve.

Analisti politik Drilon Gashi, vlerësoi se më mira e mundshme është që Kosova të bëj diçka në përputhje me interesat e Kosovës dhe ta gjej formën për themelimin e Asociacionit. Ai tha se Kosova ka ecur përpara dhe ka qenë faktor në dialog.

Gashi tha Kosovës po i bëhet shumë presion karshi dialogut. “Kosovës po i bëhet më shumë presion, për shkak se në këto bisedime nga Kosova gjithmonë është kërkuar shenja të progresit”, tha ai.

Sipas tij presioni ndaj Kosovës është rritur sidomos viteve të fundit, nga tentimi më i hapur që Serbia t’i përafrohet Amerikës dhe BE-së. “Serbia ka investuar të afrohet me SHBA përmes lobimit”, tha ai për Info Plus në RTK.

Gashi kërkoi intensifikim të angazhimit të Kosovës dhe komunitetit shqiptar në SHBA, që të jenë më afër politikës amerikane dhe të mbrohen interesat e Kosovës, e të rritet përkrahja për Kosovën.


MË SHUME NGA Lajme