Varhelyi, shkon këmbë nga jugu në veri, takon Listën Serbe |Foto
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Varhelyi, shkon këmbë nga jugu në veri, takon Listën Serbe |Foto

J.Musliu/RTKlive

Pas Prishtinës ku u prit nga zyrtarët më të lartë të shtetit të Kosovës, Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, qëndroi sot pasdite edhe në Mitrovicën e Veriut.

Pasi kaloi në këmbë urën mbi lumin “Ibër” në Mitrovicë, nga pjesa jugore në atë veriore, Varhelyi u takua me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

“Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është parakusht për normalizim dhe përparim të Kosovës në rrugën drejt BE-së”, tha  Varhelyi pas takimit.

Ai ishte i shoqëruar edhe nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ai ka thënë se me Rakiqin kanë diskutuar edhe për mbështetjen e BE-së ndaj rajonit.


MË SHUME NGA Lajme