Muriqi i siguron fitoren Mallorcas kundër Valencias
Sport

Muriqi i siguron fitoren Mallorcas kundër Valencias

Uran Krasniqi / RTKLive

Vedat Muriqi ka rezultuar të jetë vendimtar në fitoren e Mallorcas kundër Valencias. Goli i tij i katërmbëdhjetë ka qenë i mjaftueshëm për fitoren e skuadrës në një moment kur La Liga po shkon drejt fundit.

Rezultati përfundimtar ka qenë 1:0 dhe kosovari ka realizuar gol të bukur me kokë në minutën e gjashtëdhjetë e katërt. 

Mallorca aktualisht gjendet në pozitën e njëmbëdhjetë të tabelës me dyzet e shtatë pikë, ndërsa Valencia në pozitën e trembëdhjetë me dyzet pikë.

Kur kanë mbetur edhe dy xhiro në La Liga Mallorca e ka siguruar mbetjën në elitën e futbollit spanjoll. 


MË SHUME NGA Sport