Besa Famgas është kampione e Kosovës në hendboll
Sport

Besa Famgas është kampione e Kosovës në hendboll

Uran Krasniqi / RTKLive

Besa Famgas ka siguruar edhe titullin kampionit të Kosovës në henboll, të dhjetin me radhë, duke vazhduar kështu dominimin në Superligën e Kosovës.

Në finale të plejofit të zhvilluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Besa Famgas e mposhti Trepçën me rezultat 2:0.

Fitoren e dytë e shënoi të enjten mbrëma në "Minatori" me rezultat 37:30.

Ndeshjen e parë të luajtur në Pejë, Besa e kishte fituar me tri gola dallim. 


MË SHUME NGA Sport