Loriana Kuka, një duel larg medaljes së bronztë
F.Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar) Xhudistja kosovare Loriana Kuka është vetëm një duel larg medaljes së bronztë në turneun Grand Prix të Austrisë.
Loriana në luftën e parë për medalje të bronztë mundi suedezen, Anna Bernholm duke bërë hapin e madh në garën për t'i siguruar Kosovës medalje nga ky turne.
Kuka në duelin vendimtar për medaljen e bronztë, do të përballet me xhudisten nga Holanda, Hilde Jager.
Edhe Akil Gjakova mundet në çerekfinale, ‘lufton’ për medalje të bronztë
(E plotësuar) Pas Loriana Kukës, edhe Akil Gjakova është mundur në çerekfinalen e turneut Grand Prix të Austrisë.
Gjakova u mposht nga Moldavi, Adil Osmanov në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Megjithatë, Akili do të vazhdojë në repesazh në garë për medaljen e bronztë, ku do të ndeshet me Petru Pelivan, një tjetër xhudist nga Moldavia.
Mposhtet Loriana, vazhdon garën për medalje të bronztë
(E plotësuar) Xhudistja jonë Loriana Kuka është mposhtur në çerekfinalen e Grand Prix të Austrisë.
Loriana është mundur nga hungarezja, Szabina Gercsak, mirëpo, Kuka do të garojë për medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit.
Në raundin e parë të repesazhit, ajo do të ndeshet me suedezen, Anna Bernholm.
Akil Gjakova në çerekfinale, mund sllovakun Martin Hojak
(E plotësuar) Xhudisti kosovar Akil Gjakova nuk ka të ndalur në turneun e Grand Prix të Austrisë.
Garuesi i Kombëtares sonë, është kualifikuar në çerekfinalen e këtij turneu, pasi mundi sllovakun Martin Hojak, në rrethin e tretë.
Gjakova në çerekfinale do të përballet me xhudistin nga Moldavia, Adil Osmanov.
S’ndalet Kuka, kalon në rrethin e tretë në Grand Prix të Austrisë
(E plotësuar) Xhudistja Loriana Kuka ka vazhduar me performancën e mirë në Grand Prix që po mbahet në Austri.
Kuka ka kaluar në rrethin e tretë të këtij turneu pasi mundi xhudisten Anka Pogacnik, duel ky i kategorisë 70 kilogramë.
Në garë gjithashtu sot është edhe Akil Gjakova, që ka kaluar në raundin e tretë.
Laura Fazliu eliminohet nga turneu Grand Prix i Austrisë
(E plotësuar) Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu është eliminuar nga turneu i Grand Prix të Austrisë.
Laura është mundur në rundin e dytë nga japonezja, Momo Tatsukaea, duke i dhënë fund aventurës në këtë turne të xhudos.
Kujtojmë që në garë vazhdojnë të jenë Akil Gjakova, i cili lufton për një vend në çerekfinale dhe Loriana Kuka ka arritur në rrethin e dytë.
Gjakova prek rrethin e tretë në turneun e Grand Prix-it të Austrisë
(E plotèsuar) Xhudisti kosovar Akil Gjakova, ka vazhduar me formën e mirë në turneun Grand Prixit të Linzit.
Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë të këtij evenimenti që po mbahet në Austri.
Garuesi ynë në xhiron e dytë e eliminoi xhudistin slloven Martin Hojak.