14:14 / 26.05.2023
Liverpool-i e do edhe asin e Bayern Munich
F.Bytyqi/RTKLive
Liverpool-i është një nga klubet e mëdha evropiane që është e interesuar për Joshua Kimmich e Bayern Munich.
Sipas medieve britanike, ‘The Reds’ do të provojnë që të transferojnë gjermanin, i cili me gjasë në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Bavarezët’.
Kimmich është në ‘radarët’ e Barcelonës dhe Arsenalit, por tashmë në garë është futur edhe Liverpool-i.
Menaxheri i skuadrës së Liverpoolit, Jurgen Klopp pas një sezoni të ‘dështuar’, tashmë është duke menduar ndërtimin e një skuadre të denjë për edicionin e ri.
Kimmich mësohet se është në listën e strategut gjerman.