Arsenali mendon për pasuesin e Xhakës dhe Partey, Rabiot në listë
Sport

Arsenali mendon për pasuesin e Xhakës dhe Partey, Rabiot në listë

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi anglez, Arsenal që ishte afër titullit të kampionit në Premier League, tashmë është duke menduar për edicionin e ardhshëm.

‘Topçinjtë’ sipas medieve britanike, fillimisht duan të sjellin përforcime në mesfushë. Largimet e mundshme të Granit Xhakës dhe Thomas Partey bëjnë që londinezët të hedhen në sulm për të gjetur pasuesin e Xhakës dhe Partey.

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, siç raportohet, është synim i skuadrës së Mikel Artetës.

Francezi në fund të këtij sezoni mbyll kontratën me juventinët dhe e ardhmja e Rabiot duket se do të jetë larg Londrës.

‘Emiratës’ thuhet se mund të jetë destinacionin i ardhshëm i 28 vjeçarit, i cili këtë sezon të garave me Juvën ka zhvilluar 46 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola. 


MË SHUME NGA Sport