Çollaku: Zgjidhja e problemit të veriut kërkon zgjedhje të reja
M.Miftari/RTKlive
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollaku , lidhur me situatën në veri të vendit tha se është pritur një veprim i tillë, sepse, fillimi zbatimit të ligjshmërisë është tejet sfiduese, ngase rezultatet e këtyre zgjedhjeve është shumë vështirë të funksionalizohen, ngase, shtoi ai, dihet se bëhet fjalë për një masë absolute të njerëzve, që nuk e njohin këta kryetarë, ndërkohë që lavdëroi punën e Policisë së Kosovës, duke cilësuar si tejet profesionale.
“Të gjithë ata që atakojnë sigurinë, e vendit, sistemin ligjor edhe rendin kushtetues, institucionet e rendit dhe të sigurisë e kryejnë punë e tyre me vullnet dhe në mënyrë profesionale”, deklaroi Çollaku, derisa shtoi se të gjitha ata që provojnë të minojnë sistemin dhe rendin kushtetues dhe dëmtojnë sigurinë do të përballen me ligjin.
Tutje, Çollaku tërhoqi vërejtjen se qeverisja lokale nuk mund të jetë funksional me policinë dhe institucionet tjera të sigurisë, derisa shumica e popullatës atje nuk i njeh ato struktura, pavarësisht se ato rezultate janë njohur edhe nga ndërkombëtarët, megjithatë, ai vuri në dukje se shteti në raste të tilla mund të funksionojë pavarësisht obstruksioneve të kujtdo qoftë.
Çollaku më tej shtoi se zgjedhjet e fundit nuk mund të jenë të qëndrueshme dhe nuk mund të funskionalizohen, ndërsa vuri në pah se zgjidhja e këtij problemi kërkon zgjedhje të reja.























