Berisha: Dënoj manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri
Lajme

Berisha: Dënoj manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri

Uran Krasniqi / RTKLive

Lideri historik i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka dënuar, siç ka thënë, manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës, si dhe ka mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit. 

Ish-presidenti e kryeministri shqiptar ka reaguar pas ngjarjeve të së premtes në veri.  

"Fillimi detyrës të kryekomunarëve të rinj në komunat e Veriut të Kosovës solli reagimin nga serbomadhi Vuçiç, manipulimin e grupeve serbe në këto komuna dhe rritjen e fortë të tensioneve lokale", ka thënë Berisha. "Duke dënuar manipulimin e pandërprerë të Beogradit me serbët në veri të Kosovës dhe duke mbështetur të drejtën e autoriteteve të Kosovës për të vendosur ligjin në të gjithë territorin e vendit të tyre, ju bejë thirrje këtyre autoriteteve të shmangin rritjen e tensioneve dhe në bashkëpunim dhe bashkërendim me KFOR-in dhe partnerët kryesor NATO-n, Bashkimin Europian dhe SHBA, të ndërmarrin hapat e duhura për çtensionimin e situatës, rivendosjen e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si interesi më i mirë i Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, paqes dhe stabilitetit në rajon".


MË SHUME NGA Lajme