22:31 / 27.05.2023
Protesta në Serbi, Bieber:Asnjë dhunë në Kosovë s`e ndryshon këtë dinamikë
M.Miftari/ RTKlive
Historiani dhe njohësi i politikës në Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber, ka folur për protestën që është mbajtur sot në Beograd.
Ai, përmes rrjetit social Twitter, u shpreh se shumë më tepër qytetarë dolën sot në Beograd, pavarësisht motit dhe mjeteve transportuese, për të protestuar kundër dhunës, sesa mund të mobilizohej Vuçiqi me të gjitha resurset shtetërore dhe partiake.
Tutje studiuesi Bieber ka shkruar se asnjë dhunë në Kosovë nuk mund ta ndryshojë këtë dinamikë, derisa iu drejtua SHBA-së e BE-së, se koha është për ta kuptuar.
Biebber, në një intervistë për France 24, ka folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku bëri të ditur shkaqet e tensionimit të situatës atje.
























