Begaj uron Erdoganin: Do rritet më tej vëllazëria mes dy popujve
N.Mekolli /RTKlive
(E plotësuar) Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet e sotme presidenciale.
Begaj, në një postim në Twitter, shkruan se partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojë rritet.
“Urime të përzemërta, RTErdogan në rizgjedhjen tuaj! Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojë të ushqehet dhe të rritet më tej”, shkruan Begaj në Twitter.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të dielën se populli turk i ka dhënë atij përgjegjësinë për të qeverisur në pesë vjetët e ardhshme, duke shpallur fitoren në rundin e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.
Rama uron Erdoganin për fitoren e zgjedhjeve presidenciale
Pasi Recep Tayyip Erdogan shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi, pas balotazhit të sotëm, kreu i shtetit turk ka marrë edhe urimet e e para nga liderët botërorë. Midis tyre është edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare, në një postimi të shkurtër në rrjetin e tij social, Facebook, , ka uruar Ergodanin për fitoren e zgjedhjeve.
“Urime për fitoren Zoti President”.
Rama e ka uruar me foton e presidentit turk edhe në gjuhën turke. “Zaferiniz için tebrikler Sayın Başkan".
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të dielën se populli turk i ka dhënë atij përgjegjësinë për të qeverisur në pesë vjetët e ardhshme, duke shpallur fitoren në rundin e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.
























