Kurti uron Erdoganin: Mezi presim të thellojmë bashkëpunimin
BKT
Lajme

Kurti uron Erdoganin: Mezi presim të thellojmë bashkëpunimin

N.Mekolli /RTKlive

(E plotësuar) Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, uroi Recep Tayyip Erdogan, presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet e sotme presidenciale.

Kurti, shkroi në Twitter, se mezi pret të thellojë edhe më tej bashkëpunimin dypalësh strategjik mes Kosovës dhe Turqisë.

“Urimet e mia të sinqerta për presidentin Recep Tayyip Erdogan, për rizgjedhjen e tij të suksesshme presidenciale. Mezi pres të thellojmë më tej bashkëpunimin dypalësh strategjik mes Kosovës dhe Turqisë”, shkroi Kurti.

Ndërkaq, më herët ka qenë presidentja Vjosa Osmani e cila i ka uruar presidentin turk për fitoren e zgjedhjeve në Turqi.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të dielën se populli turk i ka dhënë atij përgjegjësinë për të qeverisur në pesë vjetët e ardhshme, duke shpallur fitoren në rundin e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.

Presidentja Osmani uron Erdoganin për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet e sotme presidenciale.

Pasi Recep Tayyip Erdogan shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi, pas balotazhit të sotëm, kreu i shtetit turk ka marrë edhe urimet e para nga liderët botërorë, ndër ta edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Presidentja Osmani, në emër të popullit të Republikës së Kosovës, ka uruar Presidentin Erdogan, duke shprehur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve”, njofton zyra për informim e Presidencës.

 


MË SHUME NGA Lajme