09:49 / 29.05.2023
Policia e Kosovës dhe KFOR-i prezent në Zveçan |Foto
J.Musliu/RTKlive
Para objektit të Komunës së Zveçanit, janë vendosur pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, për të siguruar rendin dhe qetësinë publike.
Megjithatë, prezent janë edhe pjesëtarët e trupave të KFOR-it. Siç raporton gazetarja e RTK-së, Edina Avdiu nga Zveçani, trupave amerikane të KFOR-it, në përforcime u kanë shkuar edhe ata polakë e hungarezë.
Përveç strukturave paralele serbe që janë mbledhur për të protestuar, prezent janë edhe kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.
Të njëjtit kërkojnë që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës të tërhiqet nga veriu i Republikës së Kosovës, por edhe të largohen nga ndërtesa e Komunës.


























