14:35 / 29.05.2023
Vuçeviq: Ushtria, mbetet në gjendje gatishmërie
Radio Kosova
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se dislokimi i plotë i formacioneve të njësive ushtarake, do të përfundojë sot deri në orën 14:00, në përputhje me urdhrin e presidentit Aleksandar Vuçiq , duke shtuar se "ushtria, mbetet në gjendje gatishmërie.
“Njësitë do të jenë të përgatitura për të zbatuar çdo urdhër, me shpresën se do të gjendet një zgjidhje politike”, tha Vuçeviq, raportojnë mediat në Beograd.























