14:43 / 29.05.2023
Kurti bisedon me Tajanin: Koha për zbatim të Marrëveshjes Bazike
B. H. | RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se situata në veri duhet të qetësohet dhe të zbatohet Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel.
Ai nëpërmjet një postimi në “Twitter” bëri të ditur se sot ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin tha se u pajtuan për këto dy tema.
“Pata një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani gjatë ditës sot. Të dy u dakorduam që është koha të zbatohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri”, shkroi Kurti në Twitter.























