Ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet për disa orë në Kosovë
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

Ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet për disa orë në Kosovë

J.Musliu/RTKlive

Nën masa të forta  të sigurisë, ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ardhur për vizitë në Kosovë.

Ai ka shkuar të shtëpinë e prindërve të tij në Burojë të Skenderajt.

Kjo pasi me lejen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, nga të cilat është i akuzuar për “Krime lufte” dhe “Krime kundër njerëzimit”, ai po viziton nënën e tij, meqë është e sëmurë.

Mësohet se nënës së tij e cila është në moshë të shtyrë, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Në Burojë, Thaçi ka mbërritur rreth mesditës dhe do të qëndrojë deri në orët e mbrëmjes.

Më pas, po sot, ai do të transferohet drejt Hagës ku edhe mbahet në paraburgim prej më shumë se dy vjetësh.

Gjatë kësaj vizite, atij do t’i lejohet të takojë vetëm babanë dhe nënën e tij dhe askënd tjetër nga familja e ngushtë apo e gjerë.

Kjo është hera e parë që Thaçi lejohet të vijë në Kosovë, prej kur dha dorëheqje dhe u largua drejt Hagës në nëntor të vitit 2020.


MË SHUME NGA Lajme