BE dënon fuqishëm protestat e dhunshme në Zveçan
M.Sh/RTKlive
Shefi i BE-së në Kosovës, ambasadori Tomaš Szunyog ka dënuar veprimet e dhunshme të protestuesve serb në veri, duke përdoruar eksploziv kundër forcave të KFOR-it.
“Bashkimi Evropian në Kosovë dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, duke përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër paqeruajtësve ndërkombëtarë të NATO-s, trupat që ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”, ka shkruar në Twiter Szunyog.
Ndryshe, gjatë orëve të mbrëmjes protestuesit e dhunshëm serbë në Zveçan kanë përdorur armë kundër forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës. Para pak çastesh një helikopter i forcave të KFOR-it ka sjellë të plagosur në QKUK. Protesta eskaluan pasi kryetarët e rinj që dolën nga zgjedhjet e prillit morën de detyrën.























