PDK kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare
BKT
Lajme

PDK kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

M.Sh/RTKlive

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për tensionet e rënda të krijuara në pjesën veriore të vendit dhe dënon fuqishëm sulmet ndaj gazetarëve, Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it.

Krye i kësaj parti Memli Krasniqi thotë se në momente, roli i gazetarëve për informimin e publikut është tejet i rëndësishëm, prandaj është tërësisht e papranueshme, sipas tij, që puna e tyre të pengohet dhe që ata të shndërrohen në caqe të sulmeve.

“Kërkojmë nga institucionet kompetente të Qeverisë që të garantojnë masa sigurie për gazetarët dhe punonjësit e mediave, të cilët janë në detyrë dhe po raportojnë gjatë gjithë ditës nga pjesa veriore e Kosovës.  Me këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës fton të gjithë hisedarët, në të gjitha kapacitetet që kanë, që të ndikojnë në qetësimin e situatës, rikthimin e normalitetit dhe evitimin e përshkallëzimit të mëtutjeshëm të gjendjes”, thuhet në reagimin e Krasniqit në Facebook.

Duke e kuptuar drejt seriozitetin e situatës dhe tensionin e ngritur në komunat e pjesës veriore të vendit, ai i bëri thirrje presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, që të mbledhin urgjentisht Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

“Rikthimi i normalitetit është parakusht i fillimit të një qeverisjeje komunale të mirëfilltë, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunave në pjesën veriore të vendit. Në këtë mision, PDK vlerëson se duhet të jenë të angazhuar të gjithë, pa përjashtim, hisedarë relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë”, konsideron Krasniqi.

PDK inkurajon, sipas tij, të gjithë qytetarët e Kosovës që të ruajnë qetësinë dhe të mos bëhen pjesë e asnjë manipulimi apo sjelljeje të dhunshme e cila cënon rendin, ligjin dhe demokracinë në vendin tonë.


MË SHUME NGA Lajme