Ibishi: Bandat në veri janë të përgatitura të shkaktojnë gjakderdhje
BKT
Foto:RTK
Lajme

Ibishi: Bandat në veri janë të përgatitura të shkaktojnë gjakderdhje

F.Sertolli/RTKlive

Situata e sigurisë në katër komunat e veriut vazhdon të mbetet e tensionuar pas protestave të dhunshme të qytetarëve serbë, të cilët përdorën armë e eksploziv kundër forcave të rendit, Policisë së Kosovës dhe paqeruajtësve të KFOR-it. Madje 25 prej ushtarëve të NATO-s janë plagosur dhe po trajtohen në klinikat vendore.

Ekspert i çështjes së Sigurisë, Nuredin Ibishi, në emisionin “RTK Prime”, ka  folur rreth situatës  së sotme në veri të Kosovës, sidomos për ngjarjet e pasdites ku pati edhe të plagosur. Ai thotë skenat që vijnë nga vendi i ngjarjes vijnë nga bandat kriminale, dhe se sipas tij, këto pamje nuk kanë të bëjnë me protesta. Sipas Ibishit, këto banda janë të përgatitur të shkaktojnë gjakderdhje.

“Këta s’kanë të bëjnë më protestues. Këto janë banda kriminale, këta janë të përgatitur që të shkaktojnë gjakderdhje. Dhe vetëm momentin e kanë pritur. E patë çfarë pasoja bëjnë ndaj ushtarëve. Këta janë pjestarë të njësive kriminale të specializuara për këso raste”, ka thënë Ibishi.

Rexhaj: Janë dy rrugë, ajo e ligjshmërisë dhe ajo e bandave kriminale

Ndërsa Arbër Rexhaj, deputete i Lëvizjes Vetëvendosje tha se ajo çfarë ka ndodhur sot në Zveçan, është më së paku protestë qytetare.

“Kjo është e strukturave mirë të organizuar kriminale që i japin përgjegjësi Vuçiqit. Ne e mirëkuptojmë qëndrimin e SHBA-së dhe QUNT-it, por kujtojmë se njëherë i kemi shtyrë zgjedhjet dhe më pas ato janë mbajtur dhe janë pranuar ndërkombëtarisht. Kryetari nuk ka zyrë tjetër pos në zyrën e kryetarit.  Prapëseprapë kemi mirëkuptimin e ndërkombëtarëve”, tha Rexhaj.Edhe përkundër protestës, sipas Arbër Rexhajt, shërbimet komunale kanë vazhduar dhe ato nuk janë ndalur.

“Janë dy rrugë, ajo e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë ose ajo e bandave kriminale”, tha Rexhaj, sipas të cilit, në këtët situataë nuk ka kthim mbrapa, por duhet të zbatohet ligjshmëria dhe kushtetutshmëria.

“Unë besoj që nuk ka kthim mbrapa për faktin se çdo veprim që ka ardhur deri këtu ka qenë i matur dhe në bashkëveprim me faktorin ndërkombëtar. Këto zgjedhje janë pranuar dhe se kryetarët do ta kryejnë punën edhe në ditët në vazhdim. Dhe institucionet e vendit do të kryejnë detyrat në bazë të ligjit”, tha ai.

Tërnava: Situata në veri është përgatitur qysh moti

Ndërsa Hajrullah Tërnava, një tjetër ekspert i çështjes së sigurisë, ka thënë se situata e që po ndodh këtyre ditëve në veri të Kosovës, është e përgatitur qysh moti, madje, sipas tij, kjo pjesë gjithnjë ka prodhuar konflikte të rrezikshme. Tërnava mendon se është koha të tregohemi tani si shtet.“Gjithë kjo situatë e krijuar tani në këtë pjesë të veriut e që është pjesë e Kosovës është e përgatitur qysh moti dhe qysh nga lufta e deri tani dhe kjo situatë gjithnjë ka prodhuar konflikte dhe situata të rrezikshme sikur për njerëz të sigurimit aty dhe qytetarët e rëndomtë dhe të tjerët. Është koha që ne të vendosim për shtetin tonë, të tregojmë se i përngjajmë shtetit, e jo si deri tani ku ka pasur pjesë e copëtuar, sidomos veriu, i cili është menaxhuar nga ana e Serbisë”, tha Tërnava.


MË SHUME NGA Lajme