Sulmohen dy vetura të medieve nga Shqipëria
F. Sertolli / RTKlive
Në Leposaviq janë sulmuar edhe dy vetura, kësaj radhe të mediumeve nga Shqipëria, Panorama dhe A2.
Ekipi i A2 ishte në veturë në kohën e sulmit, por përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.
Ndërkohë, trupa të shtuar të KFOR-it janë vendosur në objektin komunal në Leposaviq. Të njëjtit janë pritur me brohoritje nga protestuesit serb të cilët kanë brohoritur se e urrejnë Amerikën.
Nuk dihet nëse bëhet fjale për ndonjë ndërrim të trupave të KFOR-it, por deri në këto momente pasi dhjetëra pjesëtarë hynë në komunë, nuk është parë që ushtarë tjerë të dalin nga komuna.
Leposaviq, persona të maskuar sulmojnë gazetarët
F. Sertolli / RTKlive 12:21 / 30.05.2023
Pas takimit me ish-kryetarin e Listës Serbe dhe ish kryetarin e Komunës së Leposaviqit, protestuesit vendosen para kordonit të KFOR-it.
Gazetarja e RTK-së në vendin e ngjarjes, Arbresha Berisha raporton se menjëherë pas takimi protestuesit disa sosh me maska po i sulmojnë gazetarët para objektit të Komunës së Leposaviqit.
Ajo ka raportuar se gazetarët janë duke u sulmuar me vezë.
“Ata kanë tentuar të na marrin nga duart pajisjet elektronike që të na pamundësohet marrja e pamjeve, derisa na kanë sulmuar edhe me vezë”, thotë gazetarja e RTK-së Arbresha Berisha.























