Vuçiq ia paraqet QUINT-it dy kushte për ruajtjen e paqes në Kosovë
BKT
Lajme

Vuçiq ia paraqet QUINT-it dy kushte për ruajtjen e paqes në Kosovë

B. H. | RTKlive

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit që ka pasur me ambasadorët e vendeve të QUINT-it ka kërcënuar se kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë është tërheqja urgjente, e siç ka thënë ai “kryetarëve të rremë” dhe njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.

Presidenti serb, i cili sipas lidershipit në Kosovë, i ka nën kontroll strukturat kriminale në veri të Kosovës, në një postim në Instagram, ka thënë se në takimin me ambasadorët e QUINT-it ka vënë në pah se veprimet e njëanshme të Kosovës po sjellin deri te dhuna ndaj komunitetit serb, e që sips tij kjo gjë "na largon nga paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti i në rajon".

Ndërkaq në komunikatën për media të presidencës serbe, thuhet se Vuçiq theksoi se është “koha që komuniteti ndërkombëtar të reagojë në mënyrë të ashpër, të qartë dhe të paanshme ndaj politikës së institucioneve të Prishtinës”, si dhe “të mbrojë serbët nga presionet dhe dhuna gjithnjë e më të fuqishme përpara të gjithë mekanizmave, roli i të cilave, ndër të tjera është të mbrojë këtë komunitet”.

Tutje në komunikatë thuhet se presidenti serb shprehu keqardhje për ushtarët e plagosur të KFOR-it, por në të njëjtën kohë është munduar t’i arsyetojë veprimet e strukturave kriminale në veri, duke thënë se një numër më i madh i serbëve janë plagosur, dhe se kundër tyre janë përdorur armët e zjarrit dhe forcë e madhe fizike.


MË SHUME NGA Lajme