Haradinaj përkujton dëshmorët: Përgjithmonë mirënjohës e falënderues
BKT
Lajme

Haradinaj përkujton dëshmorët: Përgjithmonë mirënjohës e falënderues

M.Sh/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët për lirinë e Atdheut në Ditën e Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit. Ai po ashtu ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare dhe prijësin e “Çetës së Llapit”, heroin Ali Ajeti.

“Deçani ishte i pari në shumë procese ndër etapa historike për atdheun. Ishte ndër trevat e para që pësoi nga dora e agresorit të egër. Sot, i ringritur dhe duke u zhvilluar vazhdimisht, pavarësisht sfidave. Në Ditën e Dëshmorëve dhe Martirëve të Deçanit, nderuam sakrificën e tyre sublime për liri”, shkruan Haradnaj në Facebook.

Në përvjetorin e rënies, ai përkujtoji edhe veprimtarin e heroit Ali Ajeti.

“Po ashtu, në përvjetorin e rënies kujtojmë me pietet veprimtarin e çështjes kombëtare dhe prijësin e “Çetës së Llapit”, heroin Ali Ajeti, i cili një jetë të tërë, deri në flijim, duke u shndërruar në frymëzim të luftës kundër pushtuesit”, ka shkruar Haradinaj.

Po në këtë ditë, sipas tij, në vitin 1999, luftëtarët e dalluar të UÇK-së, Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, u flijuan vetëm pak javë para fitores dhe çlirimit.  “Përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues sakrificës së të rënëve për lirinë e atdheut!”, shkruan ish komandanti i ZO të Dukagjinit.


MË SHUME NGA Lajme