14:42 / 30.05.2023
Millosavljeviq protestuesve: Në ora 16:00 të shpërndaheni
F.S / RTKlive
Ish-kryetari i Zveçanit Sergjan Millosavleviq iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shpërndahen të qetë në orën 16:00.
“Dhe nesër të gjithë të mblidhen këtu të gjithë pa dallim, burra, gra e fëmijë për të protestuar që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe që fëmijët e tyre të shkojnë lirshëm në shkollë”, u tha ai protestuesve.
Ai ka paralajmëruar protesta masive nesër nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre.























