NATO dislokon forca shtesë në KFOR
BKT
Foto: RTKlive
Lajme

NATO dislokon forca shtesë në KFOR

V. Thaçi / RTKlive

Përmes një postimi në Twitter, NATO ka bërë të ditur se për shkak të trazirave të fundit në veri të Kosovës, dhe lëndimit të 30 pjesëtarëve të misionit të KFOR-it në Kosovë, në atë pjesë, është marrë vendim për angazhim të Forcës Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie për angazhim.

Sipas NATO-s, vendimi për shtim të numrit të forcave është marrë, ashtu që KFOR-I të mund të garantojë sigurinë, në përputhje me mandatin që ka.

Admirali Stuart B. Munsch, komandant i NATO-s për forcat në Napoli, i ka përgëzuar ushtarët e KFOR-it për reagimin e shpejtë dhe të përmbajtur, për të parandaluar trazirat dhe për të shpëtuar jetë.

“Dhuna duhet të ndalet, dhe të gjitha palët duhet të shmangin veprime që minojnë paqen në Kosovë”, ka thënë Munsch.


MË SHUME NGA Lajme