Kryeministri Kurti anulon pjesëmarrjen në Forumin GLOBSEC në Bratisllavë
RTKlive
Kryeministri Albin Kurti e ka shtyrë pjesëmarrjen në Forumin e Bratislavës në Sllovaki, për shkak të situatës së fundit të krijuar në vend.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i tha RTK-së se ka qenë e planifikuar që kryeministri të shkojë, por për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja.
Ai shtoi se ende nuk është definitive nëse Kurti do të marrë pjesë në këtë Forum. Ky është një forum për politikën e jashtme, sigurinë, çështjet evropiane dhe ekonominë, që mbledh liderë nga vende të ndryshme.
Këtë vit, sipas agjendës së publikuar, Kurti do të merrte pjesë si folës në një panel me ish-presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ish-kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, si dhe me emisarin evropian, Miroslav Lajçak.























