18:26 / 30.05.2023
Kapiteni i Milanit: Shihemi përsëri në ‘Champions’
F.Bytyqi/RTKLive
Kapiteni i AC Milanit, Calabria, është shprehur shumë i lumtur që skuadra e tij, arriti të futët në zonën e Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
‘Rossonerët’ fundjavën e kaluar mundën Juventusin (0-1), duke siguruar një vend që dërgon në ‘Champions’.
Kapiteni i Milanit, tha se ishte një sezon i gjatë dhe i komplikuar, por sipas tij, Milani është rritur në këtë kampionat.
“Një sezon i gjatë, i komplikuar, por që do të na bëjë të rritemi. Shihemi përsëri vitin e ardhshëm në UCL”, ka thënë Calabria.























