NATO dërgon 700 trupa shtesë në Kosovë, Borrell mirëpret vendimin
J.Musliu/RTKlive
NATO do të shtojë praninë e saj në Kosovë edhe me 700 ushtarë. Një veprim të tillë e ka mirëpritur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.
Në një postim më Twitter, ai ka kërkuar që të rivendoset qetësia në veriun e Kosovës.
”E mirëpres vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltemberg”, deklaroi Borrell, “për vendimi i tij për të vendosur 700 trupa shtesë në Kosovë”.
Ai tha se BE-ja do të vazhdojë bashkërendimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n dhe KFOR-in, duke përfshirë edhe EULEX-in.
NATO mori vendim për shtim të pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë, pas tensionimit të situatës në veri të vendit.
Aktualisht në Kosovë janë rreth 3 mijë pjesëtarë të KFOR-it. Një ditë më parë, nga sulmet e strukturave paralele serbe në tre komunat në veri të vendit, rreth 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar.























