Përfundon protesta në Zveçan
BKT
Lajme

Përfundon protesta në Zveçan

N.M. - B.H. | RTKlive

(E plotësuar) Gazetaret e RTK-së të cilat ndodhen në veri të vendit duke i përcjellë zhvillimet atje raportojnë për situatë më të qetë në këto momente. Gazetarja Elmina Osmani bën të ditur se tashmë protesta në Zveçan ka përfunduar, derisa Edina Avdiu njofton se edhe në Zubin Potok tashmë protestuesit kanë filluar të shpërndahen.

Protestuesit sulmojnë një patrullë të policisë në Zveçan

Situata në Zveçan është tensionuar. Gazetarja e RTK-së, Elmina Osmani raporton se protestuesit serbë kanë sulmuar një patrullë të Policisë së Kosovës.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se një koleg serb u ka propozuar të largohen nëpër rrugë alternative, ngase situata mund të përkeqësohet. Tash për tash gazetarët e të gjitha mediave të Kosovës janë ende në vendngjarje dhe janë duke u koordinuar se si të veprojnë.

Sipas saj protestuesit në Zveçan janë acaruar, derisa kanë nisur edhe provokimet ndaj gazetarëve. Në anën tjetër, Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, u ka thënë gazetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien në provokime, por në një formë e ka pranuar se jo të gjithë masën e ka nën kontroll.

Protestuesit në Leposaviq vazhdojnë të qëndrojnë para komunës

Protestuesit në Leposaviq po vazhdojnë të qëndrojë para objektit të kësaj komune, raporton nga vendi i ngjarjes gazetarja e RTK-së. Ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq, i cili po qëndron bashkë me turmën para objektit, i pyetur nga gazetarët se a do të përfundojë protesta në orën 16:00, siç kishte përfunduar një ditë më parë, ka thënë se "për dallim nga komunat tjera, ne do të qëndrojmë pa orë të caktuar, sepse jemi të sigurt që Lulzim Hetemi ndodhet në objektin e komunës".

Vazhdojnë protestat në veri, përsëritën kërkesat

Serbët në veri qysh në orët e hershme të mëngjesit janë mobilizohen në tri komunat veriore për ta kundërshtuar ushtrimin e detyrës së kryetarëve të rinj nga objektet komunale. Sot për të tretën ditë me radhë ato po vazhdojnë protestat në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, tash për tash situata duket e qetë, me trupat e KFOR-it dhe Policinë e Kosovës që janë të vendosura para objekteve të këtyre tri komunave.

Gazetarja e RTK-së, Elmina Osmani raporton nga vendi i ngjarjes se tashmë një numër i protestuesve serbë janë mbledhur para objektit të Komunës së Zveçanit, porse situata aktualisht është e qetë.

Sergjan Milosavleviq, ish kryetar i Kuvendit Komunal në Zveçan, ka mbajtur një fjalim ku ka thënë se kërkesat janë të njëjta, që të largohen policia e Kosovës, të mos vijnë kryetarët e rinj në komuna dhe të lirohen dy protestuesit e arrestuar të hënën këtu në Zveçan. Ai u ka bërë thirrje protestuesve të rrinë të qetë sot. 

Zveçan, KFOR-i ka ngritur tela gjemborë përreth objektit të Komunës

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmKFOR-i, ka ngritur tela gjemborë përreth objektit të komunës.Protestuesit kanë shpalosur një flamur të Serbisë i cili sipas tyre është i gjatë 250 metra.

Protestës në Zveçan i janë bashkuar edhe punonjës të Qendrës së Mjekësisë Familjare. Disa protestues kanë vendosur flamuj të Serbisë në rrethoja.

Protestës iu ka bashkangjitur edhe Dragusha Miloviq ish-kryetar i Zveçanit i shoqëruar nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka folur para protestueseve. “Kemi ardhur këtu për protestë paqësore. Nuk jemi as për dhunë as për luftë. Këtu nuk ka grupe kriminale as nga Serbia as nga grupi Wagner por as të rinj që të djegin gjithçka që nuk është serbe”, ka thënë ai.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

KFOR-i lejon tërheqjen e tri veturave që ishin brenda rrethojave

Ndërkaq, gazetarja Arlinda Sejda e cila ndodhet në Leposaviq, njofton se edhe atje është mbledhur një numër i protestuesve, para objektit të Komunës ku ndodhen edhe trupat e KFOR-it amerikan dhe dy autoblinda të Policisë së Kosovës.

Situata edhe aty është aktualisht duket e qetë, turmës i është bashkuar Zoran Todiq, ish kryetar i Leposaviqit.

Protestuesit ne Leposaviq po i kërkojnë KFOR-it amerikan që t’ju lejojë t'i tërheqin disa vetura të shërbimeve publike të cilat ju kanë mbetur në hapësirat rreth komunës së Leposaviqit të rrethuara me tela nga KFOR.

Pas kësaj kërkese, KFOR-i u ka lejuar atyre që t'i marrin tri vetura që qëndronin brenda rrethojave.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në Zubin Potok protestuesit vendosin tenda dhe një flamur gjigant

Gazetarja Edina Avdiu  raporton se numër mjaft i madh i protestuesve janë mbledhur në Zubin Potok, qysh nga orët e hershme të mëngjesit. Protestuesit kanë vendosur edhe tenda.

Në Zubin Potok, forca të KFOR-it po qëndrojnë mbrapa objektit të Komunës në Zubin Potok. Policia e Kosovës ka rrethuar objektin e Komunës, ndërsa prapa objektit gjendet edhe KFOR-i. Situata aktualisht është e qetë.

Serbët kanë vendosur një flamur gjigant në objektin e ambulancës përballë objektit të Komunës. Protestuesit kanë lëshuar këngë në gjuhën serbe në Zubin Potok. Situata vazhdon të jetë e qetë.

Ajo ka bërë të ditur se protestuesit në Zubin Potok kanë vendosur flamujt e Serbisë në pjesë të ndryshme në oborrin e komunës, teksa në ballë të objektit të komunës qëndron ende ai i Republikës së Kosovës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Qytetarët serbë, të komave në veri, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, janë duke protestuar për të tretën ditë me radhë.

Në ditët që lamë pas, vazhdimisht ka pasur tensione dhe provokime nga ana e protestuesve të dhunshëm serbë, të cilët para dy ditësh kanë plagosur 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, derisa gjatë ditës së djeshme cak i sulmeve kanë qenë kryesisht gazetarët, përfshirë edhe ekipet e RTK- së 

Serbët kanë paralajmëruar edhe sot protesta në veri

Mëngjesi i së mërkurës duket i qetë në tri komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Ndonëse edhe për sot janë paralajmëruar protesta në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, tash për tash situata duket e qetë, me trupat e KFOR-it dhe Policinë e Kosovës që janë të vendosura para objekteve të këtyre tri komunave.

Dy ditë pas vandalizmit të shfaqur ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, serbë të nxitur nga strukturat kriminale kanë paralajmëruar edhe për sot grumbullime pranë tri objekteve të komunave në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

NATO, të martën ka paralajmëruar se do të shtojë praninë e saj në Kosovë edhe me 700 ushtarë. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se aleanca veri-atlantike do ta rrisë për 700 numrin e trupave në Kosovë, në kuadër të misionit të saj, KFOR.

Një veprim të tillë e ka mirëpritur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.

 

 


MË SHUME NGA Lajme