Kryeministri Kurti merr pjesë në Forumin Globsec në Bratislavë
V. Thaçi / RTKlive
Kryeministri Albini Kurti po merr pjesë në Forumin e Bratislavës, edhe pse dje ishte e paqartë pjesëmarrja e tij për shkak të situatës në veri.
GLOB-SEC ka publikuar fotot e arritjes së kryeministrit Kurti në këtë Forum, në të cilin diskutohet për politikën e jashtme, sigurinë, çështjet evropiane dhe ekonominë, dhe mblidhen liderë nga vende të ndryshme.
Këtë vit, sipas agjendës së publikuar, Kurti merr pjesë si folës për të ardhmen e Kosovës, në një panel me ish-presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ish-kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, si dhe me emisarin evropian, Miroslav Lajçak.
GLOBSEC është një think-tank global me zyra lokale në Bratislavë, Bruksel, Kiev, Vjenë dhe Uashington DC, të angazhuar për të rritur sigurinë, prosperitetin dhe qëndrueshmërinë në Evropë dhe në mbarë botën.
Misioni i saj është të ndikojë në të ardhmen duke gjeneruar ide dhe zgjidhje të reja për një botë më të mirë dhe më të sigurt.
























