11:33 / 31.05.2023
Osmani ftohet në inaugurimin e presidentit Erdogan
V. Thaçi / RTKlive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar ftesën e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoğan për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij më 3 qershor, thonë burime të RTKlive.
Ndryshe presidenti Rexhep Tayyip Erdogan ka fituar mandatin e tretë si president, pas tre mandatesh të mëparshme si kryeministër i Turqisë.























