17:24 / 31.05.2023
Maloku: Kosova duhet të insistojë në dialog për të gjetur një zgjidhje
A.Bela/ RTKlive
Qytetarët serbë nga komunat në veri, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, kanë protestuar për të tretën ditë me radhë.
Albinot Maloku, njohës i zhvillimeve politike, foli rreth zhvillimeve në pjesën veriore të vendit në Info Plus në RTK sot.
"Në këtë rrugëtim, unë e shoh Bashkimin Evropian si jashtëzakonisht të dështuar. Në kushte normale, zoti Lajçak si ndërmjetësues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të kishte përgjegjësi për këto veprime", tha ai. Maloku vlerësoi se spektri politik duhet të ndalojë interpretimin e rolit të faktorit ndërkombëtar pa dallime.
Për daljen nga ky situatë në veri të Kosovës, Maloku tha se Kosova duhet të insistojë në dialog për të gjetur një zgjidhje.























