Dalot mbetet te Manchester United edhe për pesë vjet
BKT
Sport

Dalot mbetet te Manchester United edhe për pesë vjet

Uran Krasniqi / RTKLive

Mbrojtësi i Manchester United, Diogo Dalot, ka nënshkruar një zgjatje të kontratës që do ta mbajë atë në Old Trafford të paktën deri në vitin 2028.

Marrëveshja e re pesëvjeçare e Dalotit me Unitedin përfshin opsionin e edhe të një një sezoni. 

Dalot, i cili ka luajtur njëmbëdhjetë ndeshje me Portugalinë, iu bashkua Unitedit nga Porto në vitin 2018 dhe ka bërë 107 paraqitje për skuadrën në të gjitha garat.

Portugezi ka folur për mbetjen e tij te United. 

“Të luash për Manchester United është një nga nderimet më të larta që mund të kesh në futboll", ka thënë ai. "Mund t'ju siguroj se do të përkushtohem pa pushim për të ndihmuar këtë grup për të arritur qëllimet tona dhe për t'i bërë tifozët krenarë për këtë ekip".