20:52 / 31.05.2023
Kurti: S’mund ta kompensoj Vuçiqin për humbjen e Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në ‘Twitter”, se nuk mund ta kompensoj presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për humbjen e Serbisë për shkak të krimeve të Millosheviqit.
“Në GLOBSEC, theksova se dua t'i mbroj të gjithë serbët e Kosovës, jam edhe kryeministër i tyre. Dhe për shkak të vuajtjeve të mia, nuk dua që të tjerët të ndihen pa zë. Por unë nuk mund ta kompensoj Vuçiqin për humbjen e Serbisë për shkak të krimeve të Millosheviqit”, ka shkruar Kurti.























