MPB: Kriminelët do të identifikohen dhe do të ballafaqohen me drejtësi
BKT
Lajme

MPB: Kriminelët do të identifikohen dhe do të ballafaqohen me drejtësi

A.B/RTKlive

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se grupet e maskuara kriminale janë mbrapa sulmeve ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në Zveçan.

"Sot pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë sulmuar dy herë radhazi në Zveçan nga grupe të maskuara kriminale. Në të dy rastet, nga të cilat janë dëmtuar 2 automjete policore dhe është lënduar një pjesëtar i Policisë, nuk ka pasur asnjë provokim paraprak. Përkundrazi, ka vigjilencë të shtuar të Policisë për të qetësuar situatën dhe për të parandaluar çdo eskalim të mundshëm", njofton MPB.

Sipas MPB-së, sulmet e tilla janë të papranueshme. "Këto grupe huliganësh po vijojnë të dëshmojnë se janë të orkestruara dhe të dirigjuara nga Beogradi që të destabilizojnë vendin tonë. Sulmet e tyre po rrezikojnë jetën e zyrtarëve policorë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve dhe të gjithë qytetarëve në veri të vendit. Kriminelët do të identifikohen dhe do të ballafaqohen me drejtësi", njofton MPB.


MË SHUME NGA Lajme