Për ujërat e zeza në Gjilan, nënshkruhet marrëveshja 2.5 milionëshe
BKT
Foto: MFPT
Lajme

Për ujërat e zeza në Gjilan, nënshkruhet marrëveshja 2.5 milionëshe

M.Sh/RTKlive

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me shefin e Zyrës të BERZh në Kosovë, Sergiy Maslichenko dhe sekretari gjeneral të Hidromoravës, Agim Smillaku kanë nënshkruar të enjten marrëveshjen e grantit prej 2.5 milionë euro për KRU Hidromorava.

Sipas njoftimit për medie, kjo marrëveshje përfshin një granit prej 1 milion eurosh për zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza, ndërsa 1.5 milion euro janë ndarë për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në qytetin e Gjilanit.

“Projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan kap vlerën totale prej afro 23.5 milionë euro, për të cilat tashmë është siguruar financimi. Implementimi i projektit është në fazën përgatitore dhe deri në fund të vitit pritet të fillojnë punimet në terren:, thuhet në njoftimin për media lëshuar nga MFPT.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është tejet me rëndësi për regjionin e Anamoravës, pasi që përforcon kapacitetet e KRU Hidromorava dhe përmirëson kushtet e ambientit përmes trajtimit të ujërave të zeza për rreth 76 mijë qytetarë, thuhet në njoftoim.


MË SHUME NGA Lajme