09:37 / 02.06.2023
“Nico Gonzalez, lojtar ideal për të zëvendësuar Busquets të Barça”
F.Bytyqi/RTKLive
Ish-trajneri i Barcelonës, Javi Garcia Pimenta këmbëngul se Nico Gonzalez është lojtar i duhur për të zëvendësuar kapitenin Sergi Busquets, i cili tashmë e ka konfirmuar largimin nga ‘Camp Nou’.
Nico aktualisht po luan në Valencia në formë huazimi dhe Garcia Pimenta mendon se ai e meriton një shans sezonin e ardhshëm.
Tekniku spanjoll ka punuar me Nico për katër vite në Barcelonë. Garcia Pimenta që tashmë drejton Las Palmas është i bindur se Nico është lojtar ideal për ‘Blaugranat’.
“Ai është lojtari ideal për të qenë të Barça”, tha Garcia Pimenta.
“Ai është i gjatë 1.88 m, i fortë, fiton duele, nuk humbet pozicion dhe i jep shumë vazhdimësi lojës me vrapimet e tij vertikale”, ka theksuar Garcia Pimenta.























