A do të pensionohet Ibra? Kjo është përgjigja e suedezit
F.Bytyqi/RTKLive
Veterani i AC Milanit, Zlatan Ibrahioviç, ka thënë se ende nuk është duke e menduar pensionimin.
Sulmuesi suedez në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, ka folur për të ardhmen e tij.
41-vjeçari thotë se ndihet mirë fizikisht dhe se dëshiron të luajë ende futboll.
“Jam mirë fizikisht. Kam punuar shumë dhe kam kaluar limitet e mia. Jo vetëm këtë vit por edhe gjatë vitit të kaluar”, ka thënë Ibra.
“Koka ime është e fortë. Ndihem Superman sa herë që rikthehem në fushë. Gjithsesi, duhet të ruaj ekuilibrin mes futbollit dhe jetës. Kam sforcuar shumë për t‘u rikthyer dhe për të dhënë gjithçka në fushë dhe nuk kam marrë gjithnjë atë që meritoja. Unë jam një njeri që nuk heq dorë, por njeriu duhet të gjejë kënaqësi në atë që bën. Nuk e kam ndërmend të tërhiqem, jam ende jam larg asaj date, nuk e mendoj largimin nga sporti. Besoj se do të rikthehem të luaj, por duhet të gjej ekuilibrin në jetën time. Nëse nuk kam qetësi, ekuilibër dhe stabilitet jam si një bombë që shpërthen”, ka theksuar ai.























