Tabela e rrugës ‘Robert Doll” nga Prishtina shfaqet në ekspozitë në ShBA
BKT
Foto: Nga faqja e Institutit të Politikës ‘Dole’ në Facebook
Në Fokus

Tabela e rrugës ‘Robert Doll” nga Prishtina shfaqet në ekspozitë në ShBA

A.B/RTKlive

Instituti i Politikës ‘Dole’, ka njoftuar se tabela rrugës “Robert Doll” e nënshkruar nga kryetari i Komunës së Prishtinës ka arritur në SHBA.

“Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, senatori Bob Dole ishte një avokat i vendosur për lirinë, pavarësinë, zhvillimin e demokracisë në Kosovë dhe në Ballkan”, ka njoftuar Instituti i Politikës ‘Dole’, raporton RTKlive.

Bëhet me dije se kjo shenjë do të shfaqet në ekspozitën që hapet më 14 qershor, pjesë e festës të shënuar të verës 2023.

“Falë sponsorëve dhe donatorëve tanë bujarë, përfshirë AARP Kansas, Microsoft dhe të tjerë. Faleminderit edhe për Qëndrim Gashin”, thuhet në postimin e Institutit të Politikës ‘Dole’.


MË SHUME NGA Në Fokus