Albumi më i shpejtë në botë hynë në librin Guiness
Sh.Gashi
Një grup muzikor nga vendet e ulëta ka thyer rekordin për incizimin dhe shitjen më të shpejtë të albumit. Për më pak se tri orë ata kanë arritur të incizonin dhe shisnin albumin e tyre më të ri, duke hyrë në librin e rekordeve Guiness.
Grupi muzikor nga vendet e ulëta, DeWolff, ka hyrë në librin e rekordeve të guiness-it pasi që arriti që, për vetëm tri orë, të incizon, stampon dhe shes një album muzikor.
Ky Rok Grup, hyri në Artone Studio , në Harlem , ku incizoi këngën epike Rosita, e cila është e gjatë pak më shumë se 16 minuta, duke mos i lënë vetës mundësi për gabim, e përfundoi produksionin dhe stampoi dhjetëra kopje të këngës në pllakë vinili, si dhe kopërtinat dhe shtojcat vizuale të albumit dhe, për të fituar në kohë, i dërguan kopjet në dyqan muzikor me biçikletë.
Aty tanimë priste një grup i adhuruesve dhe, zyrtarisht, nga momenti kur filloi incizimi deri te shitja e kopjes së parë të albumit kaluan 2 orë 59 minuta e 38 sekonda.
ME këtë, DeWoff, thej rekordin e deritanishëm, të cilin e mbante JAck White, për gati një orë të plotë.