KFOR-i për situatën në veri: Të gatshëm të intervenojmë në rast nevoje
BKT
Lajme

KFOR-i për situatën në veri: Të gatshëm të intervenojmë në rast nevoje

RTK

Zyrtarë të KFOR-it në një konferencë për media deklaruan se janë të gatshëm që t`i përdorin të gjitha masat, nëse eskalon situata në veri.

Zëdhënësi i shtabit të KFOR-it, koloneli Andrea Gallieni, në vazhdimësi ka kontakte me institucionet e Kosovës, mirëpo më 29 maj, kur kryetarët e katër komunave veriore u vendosën në zyrat e tyre, nuk pati koordinim.

Ai tha se, aktualisht, situata është më e qetë, megjithatë po e monitorojnë atë. Ndërkaq sa u përket ushtarëve të lënduar, tha se janë dërguar në Itali për trajtim.

Gallieni shtoi se 500 ushtarë nga Turqia janë të gatshëm të intervenojnë në rast nevoje.


MË SHUME NGA Lajme