Mblidhet sot Këshilli i Sigurimit Kombëtar, në fokus siguria kibernetike
BKT
Shqipëri

Mblidhet sot Këshilli i Sigurimit Kombëtar, në fokus siguria kibernetike

rtsh.al

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, kreu i Komisionit të Sigurisë Nasipo Naço, Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH Arben Kingji, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kreu i SHISH Vlora Hyseni, drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj.

Më 15 korrik 2022, Shqipëria përballoi sulmin më të ashpër kibernetik, i cili goditi shumë prej sistemeve qeveritare, të hostuara pranë AKSHI-t, me qëllim fshirjen e tyre të plotë, por pa ia arritur qëllimit.

Sulmi u konsiderua vepër e hakerave iranian kundër qeverisë shqiptare, me motive të pastra politike.  Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Shkak për këtë u bënë “provat e pakundërshtueshme” për sulme kibernetike. 


MË SHUME NGA Shqipëri