09:55 / 13.06.2023
Kurti mban konferencë për media
V. Thaçi / RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mban konferencë për media.
Qeveria e Kosovës njofton se konferenca mbahet sot në ora 11:00.
Ndryshe përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it, kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.
Pas takimit diplomatët e shteteve të QUINT-it nuk janë prononcuar rreth takimit me shefin e Qeverisë së Kosovës.























