Kraku: Kosova duhet të qëndrojë e palëkundshme në qëndrimet e saj
M.Miftari/RTKlive
Për kidnapimin e policëve, Nezir Kraku, analist, tha se ky akt është i pritshëm, sepse të gjithë janë kundër Kosovës, derisa fajësoi edhe Shqipërinë.
"Kartën për divorcim nga Rusia është duke luajtur mirë nga Serbia e lobuesi më i madh i Serbisë në Evropë është Edi Rama, duke paraqitur atë si paqeruajtëse", deklaroi Kraku, duke shtuar se përmes statuteve të tij nëpër media e rrjeteve sociale, kryeministri i Shqipërisë e paraqet Serbinë si shtet normal, si shtet që nuk e kërcënon askënd.
Kraku Shqipërinë e quajti si spektatore qesharake në procesin dialogues të ndërmjetësuar nga BE e SHBA.
Kraku lidhur me situatën më të re në veriun e Kosovës, tha se zgjidhja e saj është që Kosova duhet të qëndrojë e palëkundshme në qëndrimet e saj, sepse nuk është duke thyer asnjë rregull, asnjë ligj.
“Kosova ka të drejtë të sillet si të dojë në oborrin e shtëpisë së vet”, deklaroi Kraku në “Info Plus”, në RTK.
Ndërsa lidhur me kidnapimin e policëve Kraku tha se këtë punë duhet ta sqarojë komuniteti ndërkombëtar, ambasadat e huaja në Kosovë, teksa bëri thirrje që Kosova t’i bllokojë mallrat e Serbisë.























