Kurti: Ushtarët turq në KFOR kontribuues të sigurisë dhe paqes në Kosovë
BKT
Lajme

Kurti: Ushtarët turq në KFOR kontribuues të sigurisë dhe paqes në Kosovë

N.M. /RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim, Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

“Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e thellimit dhe rritjes së bashkëpunimit në sfera të interesit reciprok”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.

Bëhet e ditur se kryeministri Kurti i shprehu ambasadorit falënderimin e tij për kontingjentin e ri prej afër 500 ushtarëve turq në KFOR, duke cilësuar se kjo i kontribuon sigurisë dhe paqes në Kosovë.​

 


MË SHUME NGA Lajme