Kryeministri Orbán sot në Tiranë: Na presin negociata të rëndësishme
BKT
Shqipëri

Kryeministri Orbán sot në Tiranë: Na presin negociata të rëndësishme

ATSH

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kryeministria bën të ditur se ceremonia e pritjes së tij do të nisë në orën 09:30, ndërsa në orën 10:30 do të nënshkruhen marrëveshjet mes dy vendeve.

Konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Edi Rama me homologun e tij hungarez do të mbahet në orën 10:40.

Orbán publikoi në rrjetet sociale foto lidhur me vizitën e tij zyrtare në vendin tonë duke shkruar: ”Mbërritëm në Shqipëri, na presin negociata të rëndësishme.”


MË SHUME NGA Shqipëri