09:47 / 16.06.2023
Arsenali i vendosur për blerjen e Rice-s, rritë ofertën për anglezin
F.Bytyqi/RTKLive
Klubi anglez, Arsenal raportohet se është gati të rrisë ofertën e tyre për yllin e West Hamit, Declan Rice.
‘Topçinjtë’ duket se janë të vendosur të transferojnë mesfushorin anglez gjatë kësaj verë.
West Hami kishte refuzuar ofertën e parë të Arsenalit në vlerë prej 80 milionë funte për Rice, por sipas medieve britanike, Arsenali është gati të rrisë ofertën e tyre për reprezentuesin e ‘Tre Luanëve’.
Oferta e re e Arsenalit për Rice thuhet se do të jetë 90 milionë funte, ofertë që mund të jetë bindëse për transferimin e anglezit në ‘Emiratës’.























