10:05 / 16.06.2023
Policët e kidnapuar të Kosovës sot dalin para gjyqit në Kralevë
M.Miftari/RTKlive
Tre policët e kidnapuar të Kosovës, R.Z., B.S. dhe M.S ndodhen në Kralevë, ku momentalisht po zhvillohet seanca gjyqësore në Kralevë.
Përmes një postimi në Twitter, avokati i policëve shqiptarë të kidnapuar, Çedomir Stojkoviq njofton se Prokurori i Lartë Publik, në Kralevë do të vendosë nëse do të propozojë një paraburgim dhe më pas gjyqtari do të vendosë nëse do të caktojë paraburgim për 30 ditë.
“E gjithë kjo duhet të vendoset deri në orën 12:30, kur skadon 48-orëshi i ndalimit policor”, njofton avokati i çështjes Çedomir Stojkoviq.
























